Një grua denoncon se ia kishin vjedhur foshnjen në Spitalin e Shkupit, arrestohet nga policia për denoncim të rremë


Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit ka zbardhur rastin e një fëmije të dyshuar si të zhdukur në Qendrën Klinike dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë nga L.A.

Menjëherë pas pranimit të kallëzimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të duhura nga Njësia për krime të dhunshme në SPB-Shkup, në konsultim me PTHP në Shkup. Janë bërë kontrolle të hollësishme në sistemin e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike të Shkupit për pacientët e pranuar dhe është konstatuar se denoncuesja L.A është shtruar në spital për herë të fundit në vitin 2019. Kontrolle janë bërë edhe në sistemin e Klinikës së Fëmijëve dhe nuk është konstatuar asnjë fëmijë i porsalindur, siç ka raportuar L.A.

Kontrollet janë bërë në zyrën e mjekut të familjes së L.A. dhe është konstatuar se ajo është ekzaminuar më datë 08.03.2023, ku nga mjeku konstatohet se L.A. nuk është shtatzënë. Është zhvilluar një bisedë me mjekun dhe nga provat e grumbulluara është konstatuar se denoncimi i L.A. është i rreme. Në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë L.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në komisariat për trajtim të mëtejshëm.

Baby Boo