Një i sapodiagnostifikuar dhe një i vdekur në Prilep


Në Prilep sot është regjistruar një i sapodiagnistifikuar nga koronavirusi, ndërsa një pacient i moshës 73 vjeçare vdiq. Dy persona janë shëruar nga kjo sëmundje ngjitëse.

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 arrin 29. Prej tyre, 21 persona gjenden në shërim shtëpiak, tre janë hospitalizuar në repartin infektiv në spitalin e qytetit “Borka Taleski”, ndërsa pesë janë për shërim në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8-të Shtatoti” në Shkup.

Në vetizolim gjenden 42 persona. Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, 18 qytetarëve janë akuzuar për kundërvajtje.

Baby Boo