Një grua 34-vjeçare nga Manastiri është helmuar nga gazi në banjën e saj


Një grua tridhjetë e katër vjeçare nga Manastiri ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit me gaz. Trupi i saj u gjet në banjën e banesës së saj.

Me gjithë përpjekjet e ekipit të urgjencës dhe më pas spitalit të Manastirit për ta ringjallur, tashmë ishte tepër vonë.

Nga MPB thonë se trupi i pajetë i 34-vjeçare është dërguar në spital pa gjurmë të dukshme dhune.

Me urdhër të prokurorit kompetent trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

Baby Boo