Faton Ahmeti: Çdo e arritur e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbanë vulën e Ali Ahmetit


Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Faton Ahmeti në takimin informativ me moton “Bashkë për në Europë” të kreut integristë me qytetarë dhe bazën partiake në Zhelinë tha se ne jemi këtu për të dëgjuar hallet e qytetarëve, të diskutojmë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, sepse vetëm kështu përmirësohet puna jonë dhe rregullohet shtëpia jonë e përbashkët BDI.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme është që në çdo takim rrite numri I pjesëmarrësve që dëshmon se populli beson dhe bashkëpunon më idenë e liderit Ali Ahmeti, sepse çdo e arritur e shqiptarëve në shtet mbanë vulën e tij. Ai na bëri popull shtet-formues, nga një popull që dikur ishim të diskriminuar, nga një numër shumë të vogël të përfaqësimit nëpër institucione, sot kemi shqiptarë ngado, tashmë numrat e përfaqësimit shqiptar I kemi, ndaj duhet të punojmë në cilësi. Ne jemi këtu për të dëgjuar hallet e qytetarëve, të diskutojmë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, sepse vetëm kështu përmirësohet puna jonë dhe rregullohet shtëpia jonë e përbashkët BDI”, tha Ahmeti në fjalën e tij.

Baby Boo