Një e mitur përdhunohet për gati dy vite, arrestohet një 49-vjeçar


Me datë 30.03.2024, në ora 17:25, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Radovishit kanë ndaluar një person 49 vjeçar nga një fshat i Komunës Konçe.

Ai dyshohet se në periudhën nga fillimi i vitit 2022 deri në nëntor 2023, në disa raste ka kryer alte seksuale me një vajze të mitur nga një fshat i Komunës Konçe.

Personi është ndaluar në stacionin policor të Radovishit, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë.

Pas dokumentimit të rastit dhe dorëzimit të raportit përkatës, gjatë ditës i arrestuari do të paraqitet para gjykatësit për procedurë paraprake nga Gjykata Themelore e Strumicës.

Baby Boo