Një 8 vjeçare mbytet në pishinën e Banjës së Dibrës


Një person i mitur mbrëmë është gjetur i ngulfatur në pishinën e banjës së Dibrës, fshati Kosovrast, informon Sfefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër.
‘Mbrëmë rreth orës 20 sektori për punë të brendshme në Dibër deklaroi se në banjat e Dibrës, në Kosovrast të poshtë, është hetuar një person pa shenja jete. Pas hetimeve të bërë u konstatua se bëhët fjalë për fëmijë të mitur nga Gostivari, dhe pas ekspertizës së ekpsertëve shëndetësor, nuk u konstatuan shenja dhune” tha Dimovski. Pas përfundimit të hetimeve, trupi i pajetë iu dha familjarëve. SIpas drejtorit të Spitalit të përgjithshëm, Bekim Alili, bëhet fjalë për vajzë 8 vjecare, e cila në spital ishte dërguar pa shenja jete.

Baby Boo