Nis në Tajlandë operacioni për nxjerrjen e djemve nga shpella


Ekipet e shpëtimit kanë nisur misionin për të tërhequr 12 djem dhe trajnerin e tyre nga shpella ku ata gjenden të bllokuar prej mëse dy javësh, njoftoi BBC para pak minutash,  përcjell Syri.net.

Ekipet hynë në shpellë në ora 10:00 me orën lokale ose 3:00 GMT, tha shefi i operacionit, Narongsak Osottanakorn për gazetarët.

I gjithë eprsoneli i panevojshëm është larguar nga hyrja e shpellës, ku janë lënë vetëm eikpet e zhytjes, mjekët dhe forcat e sigurisë.

Djemtë po eksploronin shpellën më 23 qershor kur u ngelën brenda saj për shkak të ujit. 13  zhytës të huaj dhe pesë marinsa tajlandezë si dhe janë përfshirë në misionin e shpëtimit.

Djemtë e parë mund të dalin rreth orës 21:00 me orën lokale ose 16:00 GMT të dielën, sipas zyrtarëve. Mendohet se operacioni mund të zgjasë disa ditë.

Si fëmijët e bllokuar ashtu dhe familjet e tyre janë informuaar për planin. Është e paqartë sesi do të zhvendosen djemtë, por duket se udhëtimi do të përfshijë disa zhytje dhe ecje në zonat ku uji i lejon.

 

Baby Boo