Ndërroi jetë një pacientja pasi nuk e morrën mjekët seriozisht

Një grua gjashtëdhjetenjë vjeçare ka ndërruar jetë në spital nga sepsa (helmimi i gjakut), pasi i është plasaritur zorra e trashë. Ajo më parë është dërguar nga klinika në klinikë dhe është shëtitur nëpër korridoret e spitalit nga ku është humbur shumë kohë, kështu deklaroi për NOVA një familjar i saj e afërt. Gruaja ka pasur dhembje të forta të barkut, por tre ditë mjekët nuk kanë mundur të diagnostifikojnë se për çfarë saktë bëhet fjalë dhe ta operojnë urgjentisht.

Baby Boo

“Ka ndërruar jetë nga zorra e trashë, nga fekalet të cilat janë zhvilluar në zbrastirën e barkut dhe sepsa ka hyrë në gjak. Është humbur shumë kohë, operacioni është bërë shumë vonë”, tha për NOVA një familjar i saj i afërt.

Burimet e Nov-ës thonë se familja ende është në shok, por në ditët e ardhshme me siguri do të dalin në opinion për rastin.

Golgota ka filluar në fillimin e javës së kaluar. Me dhimbje të forta të barkut, ajo së pari ndihmë ka kërkuar në Spitalin Kirurgjik të Qytetit “Shën Naum Ohridski”, ku i e kanë vërejtur se ka gurë në veshkë dhe e kanë dërguar në shtëpi.

Sipas raportimeve të familjares, ajo natën e ka kaluar me dhimbje dhe në mëngjes është dërguar në Qendrën Urgjente, por nuk e kanë ndalur në spital për shkak se nuk ka pasur vend. Tre ditë, gruaja tashmë që ka ndërruar jetë është shëtitur nëpër korridoret e spitalit që të hospitalizohet më pas në Klinikën e Nefrologjisë, edhe pse nuk ka qenë për atje. Madje pasi është ftuar kirurgu, ajo të enjten e kaluar është pranuar në spital dhe pasdite është operuar. Vlerat e larta të uresë dhe kretinës dhe parametrat tjera mjekëve të Nefrologjisë u tregoi se diçka po ndodh me organizmin.

Pas kësaj, ajo është dërguar në Karil, ku pas tre ditësh ka ndërruar jetë. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale për NOVA-n theksoi se nuk ka pse t’ua shpjegoi mediave rastin, dhe këtë mund ta bënte vetëm me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Te ne është pranuar në mëngjes të enjten dhe është operuar pasdite. Nuk është shëtitur nga klinika në klinikë. Gjithçka që duhet, do t’ia shpjegojmë Ministrisë së Shëndetësisë, do t’ia japim edhe dokumentin e nevojshëm mjekësor. Nuk ka asgjë të çuditshme për rastin, çdokush ka të drejtë të vdesë”, tha Karaxhov për NOVA-n.

Nga KARIL konfirmojnë se bëhet fjalë për vrimosje të vjetër të zorrës së trashë, me siguri nga disa ditë me pamje klinike të maskuar. Nuk e dinë se çfarë ka ndodhur më parë me gruan, por thonë se te ata është dërguar në gjendje shumë të rëndë.

“Bëhet fjalë për proces të zgjatur. Ajo ka pasur problem me zorrën e trashë dhe nuk e dinë se çka e çuar në plasaritje. Operacioni ka kaluar mirë. Nuk hyj dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur më parë, por pacientja është sjellë me shok septik, në gjendje shumë kritike, me sepsë, gjegjësisht me bakterie të cilat janë përhapur në bark. Ne kemi bërë gjithçka që nevojitet, por për fat të keq pacientja ndërroi jetë”, deklaroi për NOVA, Maja Mojsova, udhëheqëse e KARIL.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se po e testojnë rastin dhe se do të ndërmerren të gjitha masat që janë në kompetencë të tyre dhe do të zbardhet gjithçka që ka ndodhur.

Nga Inspektorati Sanitar Shtetëror për NOVA-n kanë konfirmuar se janë duke bërë inspektim të jashtëzakonshëm, e ndjekin rrugën e saj të kërkimit të ndihmës mjekësore, duke filluar nga mjaku amë, deri në KARIL ku ka ndërruar jetë. Me të dhëna konkrete paralajmëruan se do të dalin të premten./Portalb