Nisja e hetimeve ndaj Zekirit, Sela: Vendi më shumë se kurrë po karakterizohet nga korrupsioni i lartë


Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebok ka përshëndetur nisjen e hetimeve ndaj sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekirit.

Sipas Selës ky vendim i organeve gjyqësore për të hetuar sekretarin e përgjithshëm qeveritar duhet lexuar drejtë.

“Vendi ynë më shumë se kurrë po karakterizohet nga korrupsioni i nivelit të lartë dhe me shpërdorim detyre nga politikanët në maje të pushtetit. Të dy sekretarët e përgjithshëm të qeverisë të emëruar nga Zoran Zaev po bien nga pozitat e tyre për arsye korruptive. Falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të dhe BE-në, që vazhdimisht i kujtojnë gjyqësorit se duhet patjetër të shohim dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë nëse duam t’i japim fund kulturës së mosndëshkimit, të kthejmë besimin e qytetarëve në drejtësinë dhe të zhbllokojmë procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan ndër të tjerash kreu i ASH-së, Ziadin Sela

Baby Boo