«Ninullë» nderohet me tre çmime në festivalin e filmit «Zuger Filmtage»


Në festivalin e filmit «Zuger Filmtage» mbrëmë u zhvillua «Award Night» ku u bë ndarja e çmimeve dhe u shfaqën të gjithë filmat konkurrues në këtë festival të filmit, i cili kësaj radhe ishte edhe në kuadër të 100-vjetorit të kinemasë në Zug të Zvicrës.

Pjesë e konkurrencës ishte edhe filmi «Ninullë» i regjisorit të ri Adrian Asllani.

Në këtë mbrëmje filmi «Ninulllë» u nderua me tre çmime. Me çmimin e publikut për filmin më të mirë, me çmimin e kamerës më të mirë dhe me çmimin special të jurisë së të rinjve.

Regjisori Adrian Asllani, gjatë marrjes së këtyre çmimeve falënderoi aktorin Avni Dalipi i cili ishte prezent në këtë event, për aktrimin e tij brilant në rolin kryesor, pastaj edhe gjithë stafin e xhirimit të filmit, për një punë të shkëlqyeshme ekipore.

Baby Boo