Nikollovski: Do të vijë koha që vetëm nëpër shtëpi do të thirremi maqedonas, sikurse indianët !


Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ka folur dje për gjendjen aktuale politike në Maqedoni. Ai foli edhe rreth deklarimit të kombësisë maqedonase që vjen sipas marrëveshjes së Prespës.

“Identiteti maqedonas me siguri mbetet si ajo e indianëve në Amerikën e Veriut, ata e dinë se janë indian, në shtëpi thonë se janë indian”, thotë Nikollovski. Sipas tij, edhe maqedonasit nëpër shtëpitë e tyre do të thonë se janë maqedonas dhe askund jashtë.

Nikollovski e cilësoi këtë katastrofë kombëtare dhe se nuk mban mend se një diçka e tillë t’i ketë ndodhur ndonjë populli tjetër. Ai gjithashtu tha se edhe pse Maqedonia ka ndryshuar emrin, nuk do të nisë bisedimet në qershor me Bashkimin Evropian për shkak se Qeveria e Zoran Zaev nuk i ka përmbushur kushtet që janë vendosur nga BE.

Baby Boo