NGRIRJE PRONASH ME KËRKESË TË PSP-SË


Gjykata Penale në Shkup ka ngrirë disa prona që lidhen me hetimet për Bankën Postare të Prokurorisë Speciale. PSP njoftoi se gjykata ua ka pranuar kërkesën për të ngrirë pasuritë e të dyshuarve Ratko Dimitrovski dhe Tome Gllavçev – “Noel eksport-import”, Gjevgjeli dhe shtypshkronja “Evropa 92” nga Koçani.

Kështu, sikurse me pronat e VMRO DPMNE-së, Dimitriovski dhe Gllavçev nuk munden as ti shesin e as ti japin me qira pronat të cilat janë pjesë e hetimit, derisa të mbarojë procedura.

Prokuroria Speciale

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup, solli vendim për sigurim të përkohshëm të pasurisë që është pjesë e hetimit për rastin “Banka Postare”. Me këtë masë, është siguruar patundshmëri e personave juridik “Evropa 92” nga Koçani, dhe “Noel Eksport Import” nga Gjevgjelia, si dhe prona që është në emër të pronarëve të tyre, të dyshuarve  Ratko Dimitrioski dhe Tome Gllavçev. Janë ngrirë edhe pasuritë e firmave të tjera  ku kemi dyshim se kanë shkuar para të paligjshme si “Turistko” nga Koçani, “Bennton” nga Gjevgjelia, “Noel Kompani” nga Gjevgjelia dhe “Noel Plus” nga Bogdanci.

Kohë më parë gjykata e refuzoi kërkesën për paraburgim të ish-kryetarit të Komunës së Koçanit dhe pronarit të shtypshkronjës “Evropa 92”,  dhe për të dyshuarit tjerë. Në vend të parabirgimit, atyre iu morrën vetëm pasaportat.

Hetimi “Banka postare” i PSP-së, u publikua javë më par. Nëntë persona dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “pastrim parash”.  Të dyshuar janë Kole Smilevski, Tome Glavçev, Ratko Dimitrievski, Nikica Popovski, Georgi Karatolis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Milev dhe Zllatko Gjorçev. Edhe pse në listën e të dyshuarve duhej të ishin edhe ish kryeministri Lubço Georgievski, ish ministri i Financave Nikolla Gruevski dhe zëvendës kryeministri Marjan Gjorçev, ata shpëtuan shkaku se vepra e tyre për keqpërdorim të pozitës zyrtare ishte vjetëruar.

Sipas PSP-së, me veprat penale që janë bërë prej vitit 2001 deri në vititn 2010, të akuzuarit kanë përfituar më shumë se pesë milion euro. Në fillim të vitit 2001, Lubço Georgivski si kryetar i Qeverisë, Marjan Gjorçev si zëvendëskryeministër dhe Nikolla Gruevski si ministër i Financave, me qëllim që ta kontrollojnë funksionimin faktik të “Bankës postare”, kanë organizuar që në themelimin e Bankës, përveç “Postës së Maqedonisë”, e cila ka qenë në pronësi të shtetit, të marrin pjesë edhe persona juridik, mes të cilave është zgjedhur “Noel import- eksport” Gjevgjeli dhe shtypshkronja “Evropa 92” Koçan./ Shenja

Baby Boo