Meri Nikollova: Gordana Jankullovska ka vërtetim mjekësor të rrejshëm


-Deri sa ishte në gjykim rasti për televizionin A1 njëra e paraburgosur humbi fëmijën në bark. Askush se pyeti a është shtatëzani e rrezikshme, as që i’u ra ndërmend se në atë stres ajo mund ta humb fëmijen. Shumë e rëndë.
Asnjë nga gjykatësit nuk morri guximin ta leshojë në burg shtëpiak. Por ja shikoni se Zoti ekziston. Ekziston edhe për ata që montuan procese gjyqësore.
Sot Jankullovska kërkoi nga gjyqi leje për mosprezencë, sepse ka shtatëzani të rrezikshme, pastaj pushim pas lindjes e kështu me rradhë. Çfarë mendon ajo, për këtë shkak të lirohet nga akuzat?
Sot mjekët e klanit të saj japin vërtetime mjekësore të rrejshme, sepse pushimin mjekësor e ka të rrejshëm. Gjyqi duhet të dërgojë një komision që ta vërtetojë sëmundjen e saj.
Vetëm t’ua rikujtoj se në burgje dergjen të sëmure me kancer dhe ashtu vdesin, askush nuk tenton as ti përmend.
Kjo nuk ështe drejtësi, kjo ështe krim dhe kështu duhet të dënohet.Shkruan gazetarja Meri Nikolova.

Baby Boo