Ngjashmëria me hajdutin i kushtoi 17 vite burg

Një i pafajshëm shpenzoi 17 vjet të jetës së tij në burg, duke vuajtur dënimin për një krim që s’e kishte kryer, vetëm se ngjasonte me kriminelin. Richard Jones nga Kansas i SHBA-ve u lirua nga burgu vitin e kaluar, pasi një gjykatës vendosi se dënimi i tij nuk ishte i saktë.

Baby Boo Tinex

Tani ai kërkon rreth 1 milionë Paund dëmshpërblim nga shteti, më shumë se 50 mijë Paund për çdo vit që ka kaluar në burg. Jones gjithashtu kërkon ndihmë financiare në vijimësi për shkollim, strehim dhe psikolog.

“Më mori një pjesë të mirë të jetës, të cilën nuk mund ta kthej më. Po mundohem të qëndroj i fortë në jetën time të përditshme “, u shpreh ai.

Vajzat e 42-vjeçarit, të cilat nuk arriti t’i rriste, tanimë janë 24 dhe 19 vjeç. Ai gjithashtu është bërë gjysh.

“Asokohe përpiqesha shumë të isha një baba i përgjegjshëm. Nuk isha i përsosur, por mundohesha të isha pjesë e jetës së tyre. Burgu për mua ka qenë shumë i vështirë, pasi nuk isha mësuar të rrija larg fëmijëve të mi. Ishte një ilaç i vështirë për t’u gëlltitur”, tha Jones.
Avokati i tij tha se po shpresojnë për një certifikatë pafajësie dhe dëmshpërblim, në mënyrë që 42-vjeçari të ecë përpara. Në peticion shkruhet: “Ky dëmshpërblim është relativisht i vogël, duke patur parasysh 17 vjet burgim, të dhënë gabimisht”.

Jones u dënua në vitin 1999 për akuzën  “grabitje e armatosur”, pasi një dëshmitar tha se ai ishte hajduti. Megjithatë brenda burgut iu përmend vazhdimisht ngjashmëria e tij me hajdutin Ricky Amos, i cili jetonte pranë vendngjarjes

Më vonë rezultoi se nuk kishte prova fizike, ADN apo gjurmë gishtash që provonin fajësinë e Richard Jones. “Nuk besoj në fat, besoj se isha i bekuar, tha ai kur u lirua. /tvklan.al

Restorant Lumare