Ngjarje e rëndë në Elbasan, ngacmon seksualisht vajzën e mitur dhe nusen e djalit


Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Mjekës të Elbasanit.
Mësohet se një 50-vjeçar ka dhunuar e ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur.

“Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan është vënë në pranga

Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E.Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës”, njofton policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme”.

Baby Boo