Ngjarje e papritur në Mitrovicë: Intervenon Policia, FSK-ja dhe KFOR-i


Në fshatin Vagnicë të Mitrovicës një person duke ecur ka vërejtur një mjet të dyshimtë, për të cilin e ka njoftuar policinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar vendin, derisa ka konfirmuar se mjeti i dyshimtë është granatë dore.

Më pas, njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë tërhequr mjetin.

Baby Boo