Ngecje në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër


Jo vetëm që për një kohë të gjatë nuk ka aktivitete ndërtimi në pjesën më të madhe të autostradës Kërçovë- Ohër, por edhe ajo që është bërë tashmë pothuajse është shkatërruar. Gati me muaj, në këtë rajon nuk ka mjete mekanike dhe në vend të asfaltit, në anët e asaj që duhet të jenë korsi, ka bari dhe gjemba. Autoritetet lokale në të tri komunat, Strugë, Ohër dhe Debarcë, të cilat janë të prekura nga ndërtimi i saj, janë të shqetësuar rreth situatës status-kuo.

Afati përfundimtar për kompletimin e punëve është shtyrë. Është bërë një aneks i këtyre marrëveshjeve, por nuk është bërë aneks i punëve ndërtimore – tha Zoran Nogaçeski, Kryetar i Komunës së Debarcës.

Nogaçeski tha se janë dorëzuar 15 kërkesa për korrigjime të projektit, të cilat janë pranuar nga organi mbikëqyrës, por që ende nuk kanë informacion nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, se deri ku është zgjidhja e problemit.

Nga komuna e Ohrit thonë se kërkojnë përshpejtim të procedurës për vazhdimin e punimeve.

Komuna e Ohrit

“Komuna e Ohrit është e shqetësuar nga ajo që sipas projektit një pjese e rrugës kalon dhe e shkatërron rrugën ekzistuese dhe në këtë mënyrë e rrezikon në masë të madhe sigurinë e trafikut. Ne kërkojmë, ndërkohë që ndërtohet autostrada e re, ajo ekzistuese të sigurohet dhe të jetë e qëndrueshme për trafik “.

Fillimisht u premtua se autostrada do të jetë gati deri në janar të vitit 2018, por afati u shty pasi kompania kineze Sinohidro dështoi ta përfundojë në kohë, ndërsa janë identifikuar edhe gabime në trajektoren e rrugës.

Miki Trajkovski

Baby Boo