Edhe pas 4 muajsh, Qeveria e Maqedonisë ende “nuk din” sa administratorë kanë nisur me punë!


“Presim edhe ne, kur do të kemi informacione do t’i shpërndajmë”, “nuk mund të ju japë kohe, orë, ditë”, “nuk e di sa janë saktë”, “i di për disa institucione, por nuk do të dëshiroja t’i ndaj me ju”, kështu zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë u përgjigj në pyetjen e Portalbit, duke konfirmuar informatën se edhe pas tre muajve ende nuk dihen emrat e 958 administratorëve të cilët duhet të nisin me punë, por që marrin rrogë e qëndrojnë në shtëpi që nga viti 20018, raporton Portalb.mk.

“Duhet ta dini se procedura për sistematizim të administratorëve është komplekse. Kjo sot që u publikua nuk është diçka e re. Presim edhe ne. Kur do t’i kemi informacionet, do t’ua shpërndajmë”, tha Boshnjakovski.

Boshnjakovski tha se nuk mund të japë kohë, orë dhe datë për konferencën e zëvendëskryeministrit Hazbi Lika, të paralajmëruar një muaj më parë.

“Nuk mund të ju japë kohë, orë, ditë. Atë çfarë mund ta them, t’ua përsëris fjalët e ministri Mançevski. Po disa nga këta individë kanë nisur me punë. Ata për të cilët procedura është mbaruar, sa janë saktë, nuk e di. E di për disa institucione, po nuk do të doja të ndaja për momentin ndonjë informacion. Ne si Qeveri do të kërkojmë informacion nga Sekretariati kompetent. Të na dorëzojë informacione se deri ku është. Kjo do të ndodh në periudhën e ardhshme, dhe do të kemi një pasqyrë më të mirë dhe më të saktë që ta ndajmë me juve”, deklaroi Boshnjakovski.

Që kur u njoftuar nisja e procesit të sistematizimit të administratorëve në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, realizuesi i procesit, Sekretariati për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit refuzon të japë përgjigje për:

Çfarë lartësie të rrogës kanë marrë administratorët deri sa kanë ndenjur në shtëpi? Për sa kohë kanë marrë rrogë ? Sa nëpunës nga 958 e sistematizuar kanë nisur tashmë me punë dhe ku kanë nisur?

Problemet me administratën kanë qenë edhe ndër kritikat më të mëdha të Komisionit Evropian dhe grupit të ekspertëve të Rejhard Pribesë gjatë viteve paraprake. Ata kërkuan departizim dhe sistematizim të administratës.

Sipas informatave të Qeverisë, një pjesë e të punësuarve përmes Marrëveshjes së Ohrit do të shpërndahen në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP).

Qeveria në mbledhjen e djeshme ka konstatuar se në DAP nuk ka përfaqësim adekuat sipas Marrëveshjes së Ohrit. E ka obliguar të përgatisë “Plan për përmirësim të situatës përmes marrjes së të punësuarve nga Sekretariati për implementim të Marrëveshjes së Ohrit.”

Baby Boo