Nga vrasja e prostitutës te krimet në Belgjikë, jeta e dyfishtë e “killerit” shqiptar


Nga Italia në Belgjikë… sërish telashe për Erjon Sejdirajn. Gjykata e Ypres në Belgjikë shtyu për në 8 tetor seancën ndaj 40-vjeçarit shqiptar Erjon Sejdiraj, i dënuar për vrasjen e një prostitutë në Itali.

Për vite me radhë, pas krimit në Itali, ai u fsheh në Geluwe të Belgjikës. Shtet ku Sejdiraj ndodhet pas hekurave dhe ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor, ku shqiptari akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Në Itali, ai u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e një prostitute në vitin 1999.
Për vite me radhë ai hetoi në Geluwe, ku u martua dhe bëri fëmijë, duke fshehur të kaluarën e tij. Në një moment zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit dhe ai ekstradohet nga Belgjika në Itali.

Pas dënimit atje, ai transferohet në një burg në Belgjikë, ku ndaj shqiptarit është i hapur një proces gjyqësor, sipas mediave belge.

Për shkak të grevës në sistemin e burgjeve, i akuzuari nuk mund të transferohej nga burgu i Saint-Gilles ku ndodhet aktualisht, në Ypres, ku zhvillohet gjyqi. “Gjithkush ka të drejtë të jetë i pranishëm në gjyqin e tij”, argumentoi gjyqtari, teksa dha vendimin për shtyrjen e seancës.

Baby Boo