Nesër në Shkup, “Peace Festival” për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit


Nesër në Shkup, koncerti i madh “Peace Festival” për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Koncerti do të mbahet në kuadër të “Peace Festival” që organizohet me rastin e shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, derisa pritet që të mbahet në sheshin Skenderbeu në Shkup.

“Peace Festival”mbahet për herë të parë në Shkup dhe planifikohet që të bëhet tradicional çdo vit.

Ndryshe, në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mbahet edhe Shkolla për Liderë të rinjë “Peace Forum Dialogue”.

Qëllimi i Shkollës për Liderë të rinj është përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë.

Baby Boo