Grubi: “Ne jemi këtu që të realizojmë gjithçka që ju kemi premtuar qytetarëve”


Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot ka qëndruar në Strugë, qytet në të cilin ka zhvilluar një sër aktivitetesh. Mes tjerash, Grubi ka inspektuar edhe punimet në rrugën Strugë-Qafë Thanë, nga ku ka thënë se sipas të gjitha matjeve, anketave BDI-ja është partia më e madhe shqiptare ose thënë ndryshe, më tepër se gjysma e trupit votues tek shqiptarët.

“Ne jemi këtu për të kryer punë, që ta realizojmë programin, të realizojmë gjithçka që i kemi premtuar qytetarëve dhe shoh se mbështetja në trupin votues të BDI-së është e madhe, siç e patë sipas të gjitha anketave, BDI është më tepër se gjysma e trupit votues tek shqiptarët”, pohoi mes tjerash Grubi.

Baby Boo