Nga njohja tek planet për dasmë, Argjira dhe Graciano rrëfehen për herë të parë për lidhjen e dashurisë


Argjira dhe Graciano janë një nga dyshet më të përfolura të momentit. Pak javë më parë ata konfirmuan lidhjen e dashurisë dhe shumë shpejt janë kthyer në një nga çiftet e preferuara në showbizin shqiptar. Mbrëmjen e djeshme dyshja ishin të ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku rrëfyen gjithçka nuk kemi ditur për marrëdhënien e tyre.

Argjira tregoi se fillimisht me Gracianon ishim miq të mirë, por më pas gjithçka ndryshoi kur ajo u shpërngul në Tiranë për të punuar.

“Kur unë erdha në Tiranë filluam që të flisnim, sepse unë Gracianon e njihja që më herët. Unë dhe Graciano kemi qenë shok shumë të mirë vite më parë, pastaj kur erdha unë në Tiranë për punën, filluam të ndërronim pak stilin dhe filluam të shoqëroheshim pak më shumë se sa dy miq. Në fillim para se të vija në Tiranë nuk më ngacmonte asnjëherë dhe kur filloi të më ngacmonte nuk e merrja seriozisht”, tregoi Argjira.

Ndërsa Graciano nga ana e tij tha se që në momentin e parë që e pa Argjirën ishte i bindur se ajo të ishte e tij.

“Që në momentin e parë që e kam parë kam menduar kjo do jetë e imja, por ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë ti do luftosh, bëra hilet e  mia derisa erdhi këtu ku erdhi”, tha Graciano.

Baby Boo