Ghetto Geasy zbulon emrin e artistit me të cilin ka bashkuar forcat


Ghetto Geasy i është futur prej kohësh punës dhe ka gatuar në studio hite që ne të gjithë mezi presim t’i dëgjojmë.
Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të tij nga studio dhe mesa duket është gati për ndonjë projekt të ri muzikor ku iu ka bërë një pyetje fansave.
“Kush e gjen me kon osht feat?”, shkroi Geasy krahas postimit.

E mesa duket kësaj dileme ka vendosur që t’i japë fund vetë reperi duke zbuluar emrin e këngëtarit me të cilin po bashkëpunon, Stines. “Andiamo”, titullohet kënga e re e të dy artistëve, data e publikimit të së cilës ende nuk është bërë e ditur.
“Po vjen shumë shumë shpejt. Geasy feat Stine-Andiamo”, ka shkruar Getoari.

Kujtojmë se më herët, Ermal Fejzullahu zbuloi se ka bashkuar forcat për një bashkëpunim me reperët më në zë të momentit, Ghetto Geasy dhe Majk.
Ermali tha se projekti është gati, sepse xhirimet kanë përfunduar dhe se kënga do të publikohej së shpejti. Në fakt tre artistët e mbajtën fjalën dhe kënga u publikua para disa ditësh. Ky projekt muzikor mban titullin “Para Para” dhe numëron shumë klikime në “YouTube”.

https://www.instagram.com/p/CQgqAoDLGGB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a15faf0b-65a6-4059-a820-d380942babe4

Baby Boo