Nga nesër shfuqizohen masat në Shkup, ndërpritet dhe transporti falas!


Që nga dita e nesërme nuk do të vlejnë masat kundër ndotjes së ajrit që i ndërmori Qyteti i Shkupit.

Këto masa kishin për qëllim parandalimin e ndotjes enorme të ajrit në Shkup.Në takimin e sotëm me gazetarët, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi se masat e deritanishme kanë dhënë rezultat.

Për këtë arsye, nga dita e nesërme do të shfuqizohen masat dhe transporti publik kthehet në normalitet, që nënkuptohet edhe me pagesë.

Baby Boo