Nga nesër fillon moti i ligë, shi dhe temperatura të ulta


Destabilizimi i motit me shi, bubullima dhe erë të fuqishme do të fillojë nga nesër madje edhe me ulje të temperaturave.

Të mërkurën dhe enjten mot jo stabil do të ketë në shumë vende ndërsa rregullim të motit do ketë të premten dhe të shtunën.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 11 deri më 21 grad ndërsa të ditës do të shkojnë nga 27 deri më 37 grad. Më nxehtë do jetë të shtunën me temperatura deri më 37 gradë.

Baby Boo