Nga marsi dokumentet përmes softuerit të ri


Fondi për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot ka organizuar një prezantim për gjetjen e një zhgjidhje inovative për menaxhimin në fushën e trafikut të pasagjerëve dhe mallrave. Dokumentet dhe licencat nga marsi i vitit të ardhshëm do ti jep me shfrytëzimin e softverit të ri PristAPP transport. Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, softueri i ri do të mundësojë që procesi i dhënieve të dokumentave të jetë më efikas, më i lirë dhe më transparent.

“Zgjidhja e softuerit duhet të mbulojë të gjitha fazat e procedurës së aplikimit elektronik në transportin e pasagjerëve, si dhe transportin e mallrave, të parashikuara në Ligjin për transportin e udhëtarëve, menaxhimin e procedurave për aprovimin e zgjidhjeve, e deri në lëshimin e licencave dhe lejeve”, tha Goran Sugareski, ministër i transportit dhe lidhjeve.
“Ne besojmë se përmes zhvillimit të një zgjidhjeje inovative në këtë segment, në pikën e parë do të lehtësojmë qasjen në shërbimet publike, për të gjithë qytetarët, për të gjitha kompanitë dhe e dyta, do të kontribuojmë në rritjen e efikasitetit të punës së Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Programi pristAPP do të vazhdojë me resurse tjera”, tha Jovan Despotovski, drejtor i fondit për inovacion dhe zhvillimin teknologjik.
Zhvillimi i softuerit të ri duhet të mundësojë shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet institucioneve të përfshira në procedurat dhe lehtësimin e aksesit të përdoruesve të fundit në shërbimet e transportit.
PristAPP transport është aplikimi i parë i bërë nga Fondi i Inovacionit si një polot projekt për futjen e inovacioneve në sektorin publik. Despotovski thotë se zgjidhje të tilla janë planifikuar të zbatohen në pjesë të tjera të sektorit publik. Do të jepet një mundësi për kompanitë vendore të IT-së që të propozojnë një zgjidhje teknike të përshtatshme për të përmirësuar performancën dhe efikasitetin e sektorit publik.

Baby Boo