Nga luftrat për çdo ditë 43 mijë persona bëhen refugjatë


Gjatë dy viteve të fundit në botë rreth 60 milion njerëz janë detyruar të braktisin shtepitë e tyre për shkak të konflikteve të ndryshme ose për çdo ditë 43 mijë njerëz bëhen refugjatë. Këto të dhëna dramatike sot i ka publikuar Komesariati i lartë i OKB-së për refugjatë në Ditën Botërore të Refugjarëve.

Një ndër vendet që u kaplua nga vala e refugjatëve ka qenë dhe Maqedonia, nëpër të cilën në vitin 2015 kanë transituar mbi një milion refugjatë.

Jasmin Rexhepi nga organizata joqeveritare LEGIS, e cila ndihmon migrantët, thotë se në krahasim me tre vitet e kaluara, numri i emigrantëve është ulur, kurse në ditë numri i personave që strehohen në këtë organizatë arrinë në 50.

‘’Ata qëndrojnë për disa orë deri në disa javë, kurse më pas vazhdojnë tutje. Ne nga Legis ende po punojmë në teren dhe jemi të pranishëm në dy qendrat tranziti në Gjevgjeli dhe në Tabanovc, duke ju ofruar ndihmë me ujë, ushqim, veshje, si dhe aktivitete sportive, psikosociale dhe orë të gjuhës angleze’’, deklaron Rexhepi.

Ai vlerëson se nuk ka indikacione për valë të re të migrantëve në Maqedoni, ndërsa nga ata që kanë transituar vetë, gjashtë kanë kërkuar azil në Maqedoni.

‘’Dy migranrtë kanë marrë mbrojtje shtesë për një vit, kurse tjerët janë refuzuar, kurse momentalisht janë në procedurë ankimimi,’’ thotë Rexhepi nga Legis.

Nga Komisioni i lartë i OKB-së, alarmojnë se numri i personave që migrojnë po rritet dhe ftojnë vendet më të pasura të tregohen më human ndaj tyre. Vendi me numër më të madhë refugjatësh është Turqia, Pakistani, Uganda, Libani, Irani dhe Gjermania. Pothuajse 70 përqind e migrantëve vijnë nga vendet e prekura nga lufta, siç janë Afganistani, Sudani, Mianmari dhe Somalia. Shumica e emigrantëve janë të rinjë, kurse pjesa tjetër janë fëmijë, të cilët kanë humbur prindërit e tyre gjatë udhëtimit.

Arbnora Memeti

Baby Boo