Nga kufizmi i transportit publik deri tek distanca 1 metër në restorante/ Ministria e Shëndetësisë publikon rregullat e reja ndaj COVID-19


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar rregullat e reja për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ajo fton qytetarët të bashkëpunojnë në respektimin e tyre për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

‘Bashkēpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishēm për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri!
Respektoni rregullat e reja! Ju lutem kufizoni lëvizjet për parandalimin e përhapjes së COVID-19’, shkruan Manastirliu.

Tetë rregullat e reja:

-Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill.

-Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente përa rgëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill.

-Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri.

-Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim.

-Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars.

-Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.

-Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020.

-Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë.

Baby Boo