Ratkoceri: BESA faktori kryesorë që e bëri fituese LSDM-në para VMRO-së (VIDEO)


Gazetari Arben Ratkoceri në emisionin “Euclick” në TV21 ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe për krijimin e numrave për qeverinë e ardhshme. Gazetari Ratkoceri ka komentuar edhe rezultatin e koalicionit “Mundemi” ku bën pjesë LSDM-ja dhe BESA. Më tej gazetari ka deklaruar se BESA ia ka sjellur fitoren LSDM-së karshi VMRO-së dhe e ka nxjerrur si partinë e parë fituese në vend.

“LSDM-ja deiferencën e ka bërë me votat që ia solli Lëvizja BESA, a kanë qenë 10 mijë apo 20 mijë është irilevante, mirëpo Lëvizja BESA ishte faktori kryesorë që Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë bëri diferencën karshi VMRO-së dhe doli partia e parë fituese dhe tani ka ligjitimitetin dhe tani ka të drejtën morale për të kërkuar mandatin për formimin e qeverisë”, deklaroi Gazetari Arben Ratkoceri.
Ratkoceri ka pohuar se nga ky rezultat, duhet të jetë e kënaqur edhe Lëvizja BESA sepse i fitoi katër mandate të pastra në koalicion me LSDM-në.

Baby Boo