Nga e hëna do të mund të vaksinohen edhe fëmijët e moshës nga 12 deri në 16 vjeç


Nga e hëna, përskaj vaksinimit në terren, do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve të moshës nga 12 deri në 16 vjet, kështu deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas tij vaksinimi i fëmijëve do të mund të bëhet me vaksinën Pfizer.
“Do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve, të moshës nga 12 deri në 16 vjet, me vaksinën Pfizer, e cila për momentin është e vetmja e cila është lejuar që të përdoret tek kjo kategori e fëmijëve”, tha Filipçe.

Baby Boo