Nga 26 qershori hapen edhe palestrat, qendrat tregtare do të mund të punojnë edhe të dielave


Në seancën e sotme Qeveria e RMV-së vendosi që duke nisur nga dita e premte, 26 qershor, të lejohet puna e qendrave të fitnesit dhe vendeve për ushtrime sportive, ndërsa qendrat tregtare, nga e njëjta datë, do të mund të punojnë edhe gjatë fundjavave.

Për këto vendime, si dhe të tjera, deri të premten do të përgatiten protokollet e nevojshme të cilat domosdoshmërisht do të duhet të respektohen nga operatorët ekonomik ose institucionet nën kompetencën e të cilave bien vendime.

Baby Boo