Zaev: Gjendja e jashtëzakonshme nuk është orë policore, vendoset nëse nuk respektohen masat


Ish-kryeministri Zoran Zaev ka dhënë shpjegime se çfarë nënkupton praktikisht gjendja e jashtëzakonshme. Ai ka thënë se kjo nënkupton që të funksionojnë të gjitha veprimtaritë, përveç nëse Qeveria me urdhër të veçantë nuk mbyll ndonjë objekt ose veprimtari.

“E dyta, gjendja e jashtëzakonshme nënkupton se do të mund të dalim ditën, të kryejmë obligimet, të kthehemi në punë ose shtëpi por duke qenë shumë serioz. Të shkojmë të kryejmë punë me maska dhe doreza dhe të kthehemi përsëri me kujdes të madh. Të moshuarit do të guxojnë të dalin nga shtëpia, por nëse duhet të kryejnë ndonjë obligim. Mjete dezinfektimi patjetër të përdoren gjatë kontaktit me persona të tretë, nëse ka simptome edhe më të vogla t’i drejtohemi mjekut për ndihmë”, ka shpjeguar Zaev.

Zaev ka thënë se kufizim të lëvizjes do të ketë nëse ka orë policore, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton orë policore. “Por, orë policore do të ketë nëse nuk i respektojmë masat”, deklaroi Zaev.

Baby Boo