Nexhmedin Spahiu ka një kërkesë të çuditshme: Të agjërohet nga të gjithë qytetarët data 6 shkurt


Opinionisti, Nexhmedin Spahiu ka bërë një deklaratë të çuditshëm, i cili ka kërkuar që çdo 6 shkurt, të shpallet ditë zie dhe të agjërohet për 33 vitet e ardhshme në Shqipëri e Kosovë. Ai ka shkruar se qytetarët e të gjitha besimeve çdo 6 shkurt duhet të agjërojnë për 33 vitet e ardhshme në Shqipëri e Kosovë, në përkujtim të 6 shkurtit 1967 kur u ndalua feja në Shqipëri.

“Qytetarë të të gjitha besimeve këtë ditë duhet të agjerojnë (myslimanët sipas riteve myslimane, të krishterët sipas riteve të krishtere, ndërsa ateistët të mos shfaqen në hapsira publike), flamujt të ngritën në gjysmështizë, ndërsa çdo aktivitet kulturor e sportiv të jetë i ndaluar në këtë ditë. E lejuar vetëm vizita në objektet e kultit”, ka shkruar Spahiu ndër tjerash.
Statusi i plotë:

6 shkurti duhet të shpallet ditë zie për 33 vitet e ardhshme në Shqipëri e Kosovë, në përkujtim të 6 shkurtit 1967 kur u ndalua feja në Shqipëri. Kjo ditë do të duhet të quhet DITA E PENDIMIT TË THELLË. Qytetarë të të gjitha besimeve këtë ditë duhet të agjerojnë (myslimanët sipas riteve myslimane, të krishterët sipas riteve të krishtere, ndërsa ateistët të mos shfaqen në hapsira publike), flamujt të ngritën në gjysmështizë, ndërsa çdo aktivitet kulturor e sportiv të jetë i ndaluar në këtë ditë. E lejuar vetëm vizita në objektet e kultit.

Baby Boo