NEWBORN ndërron pamje, dedikim për të dhunuarat gjatë luftës


Monumenti i Pavarësisë “NEWBORN” do të ndërrojë dizajn edhe këtë vit. Këtë vit, dizajni i ri i dedikohet të mbijetuarave nga dhuna seksuale në luftën e vitit 1999.
Autori i monumentit, Fisnik Ismaili, ka publikuar fotografitë në të cilat shihet dizajni i monumentit të Pavarësisë, në 12-vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

Ai thotë se këtë vit monumenti është dizajnuar si dedikim për gratë e dhunuara gjatë luftës.
“I çliruem prej politike, i kthyem në profesionin në të cilin zemrën e kam pasë përherë, në këtë vegëz është përshkrimi i dedikimit të NEËBORN 12 për kauzën e viktimave të përdhunueme gjatë luftës, jo veç në Kosovë, por krejt botën”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Baby Boo