Nesër vazhdon seanca konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit


Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi ka urdhëruar shërbimet Parlamentare që për nesër të përgatisin vazhdimin e seancës konstituive.
Xhaferi për Tv24 thotë se nga mediat ka mësuar se Presidenti nesër mandatin për formimin e Qeverisë do t’ja japë Zaevit. Dhe për këtë arsye ka urdhëruar që të përgatisin vazhdimin e seancës.

“Nga mediat mësova se Pendarovski mandatin për formimin e Qeverisë do t’ja japë Zaevit, që sipas Kushtetutës e ka shumicën dhe se është përfunduar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, me çka do të përfundojë zyrtarisht edhe konstituimi i Kuvendit. Prandaj kjo është arsyeja që urdhërova shërbimet parlamentare që të përgadisin vazhdimin e seancës konstituive”, tha Xhaferi për Tv24.

Baby Boo