Nesër pushojnë të gjitha institucionet publike

Në Kosovë nesër asnjë institucion publik nuk do të punojë. Kjo për shkak se nesër është dita e Flamurit, 28 Nëntori.

Baby Boo

Për nder të kësaj date Ministria e Administratës Publike ka njoftuar se do të jetë ditë pushimi.

“ Bazuar në dispozitat e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për nderë të festës së 28 Nëntorit do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MAP.

Ndryshe 28 Nëntori zyrtarisht nuk hyn në kalendarin e festave zyrtare por sipas Ligjit është ditë memorial. Në Kosovë janë 11 festa zyrtare.