Sot në Ikindi varroset shqiptari nga Bozofca i vrarë në Afrikë!


Sot në namazin e ikindisë bëhet varrimi i punëtorit shqiptarë nga fshati Bozofcë E.I , që ngeli i vrarë para kstër ditëve në Afrikë pas një sulmi terrorist.

Me aeroplan personal kompania “Ecolog” ku punonte i ndjeri, do të sjellë kufomën në mëngjes në aeroportin e Shkupit dhe do të dërgohet  tek familjarët të cilët janë shpërngulur nga Bozofca në Tetovë, ku në namazin e Ikindisë do të kryhet edhe varrimi, njofton Pa Censurë.

I ndjeri u vra me armë zjarri gjatë grabitjes së makinës së tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte (8 Qershor) në Mali, shtet në Afrikën Perëndimore. Shqiptari i vrarë ishte punonjës i kompanisë “Ecolog”, nënkontraktor i Misionit të OKB-së në këtë shtet.

Sipas mediave, gjatë tentativës për të grabitur makinën ku mbeti i vdekur shqiptari, u plagosën edhe dy kolegët e tij, një kosovar dhe një maqedonas./Pa Censurë

Baby Boo