Nesër fillon pagesa e pensioneve për muajin prill


Që nesër fillon pagesa me etapa e pensioneve të prillit. Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale informoi se pensionet do të paguhen para kohe dhe me etapa, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi.

Siç theksojnë nga Ministria, marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe sipas lartësisë së pensionit – për pensione me lartësi deri në 11.000 denarë, pagesa të bëhet të hënën 26 prill, për pensione me lartësi prej 11.001 deri në 14.800 denarë, pagesa do të jetë të martën, pensione me lartësi prej 14.001 deri në 18.000 denarë do të paguhen të mërkurën, ndërsa pensionet mbi 18.001 denarë do të paguhen të enjten.

“U bëjmë apel pensionistëve ta respektojnë orarin e pagesave, pasi pagesa me etapa është bërë me qëllim që të zvogëlohet tollovia para bankave dhe mundësitë për rre*zikimin e shëndetit personal dhe publik”, thonë nga Ministria.

Njëherësh, përkujtojnë edhe për obligimin për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse që e mbulon pjesën e hundës dhe të gojës, si edhe mbajtjes së distancës gjatë pritjes në radhë para dhe brenda bankës.
Nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale thonë se pensionet janë sigurt në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme.

Baby Boo