Plag*oset 29 vjeçari nga Shkupi


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast, ku një 29-vjeçar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” pasi ishte go*ditur me një plumb, teksa ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij.

“Më 25.08.2021 në ora 17.44 në SPB Shkup, nga Qendra Urgjente e Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se te ata me lëndime trupore është sjellë I.N.(29) nga fshati Krushapek. Pas bisedës me të, ai ka deklaruar se derisa ka qenë duke shkuar drejt shtëpisë së tij, një person ka gjuajtur një pl*umb drejt tij, i cili e ka goditur në këmbë, pas çfarë ka vërejtur veturë e cila në shpejtësi të madhe ka kaluar afër tij. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Baby Boo