Nesër dhe pasnesër do të ketë kufizime nëpër rrugët e Shkupit


Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që lëvizja e veturave nesër dhe pasnesër në Shkup do të jetë e kufizuar, duke u kontrolluar nga punonjësit policor.
“Më 28 dhe 29 shtator, për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të jetë delegacioni i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen”, deklarojnë nga Policia.

Në njoftim, theksohet policia do të realizoj regjim të posaçëm për komunikacionin në një pjesë të gjerë qendror të Shkupit, për çka kërkojnë nga qytetarët të respektojnë urdhrat e punonjësve policor.
Ndryshe, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, kurse do të mirëpritet nga kryeministri Zoran Zaev.

Von der Leyen nga 28 deri më 30 shtator, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke filluar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita në rajon vjen një javë para Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Slloveni më 6 tetor me liderët rajonal.
Eurokomesari për zgjerimin i BE -së Oliver Varhei të mërkurën do të udhëtojë në Shkup. Programi i vizitës akoma po finalizohet, por është njoftuar se do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Baby Boo