Nesër bllokojnë rrugët e Shkupit, ja kush del në protesta


Infalicioni i lartë vazhdon të çојë në këmbë edhe punëtorët tjerë.

Të fundit me kërkesa janë nga Konfederata e Sindikatave të Lira të cilët me marsh do të protestojnë para Kuvendit.

Ata shtojnë se ka punonjës të sektorit publik të cilët marrin pagë nën minimalen, ndërsa shpenzimet për jetesë vazhdimisht rriten.

Kryetari Blagoja Ralpovski thotë se do të mbesin në rrugë deri sa shteti nuk i përmbush kërkesat e tyre për harmonizimin e pagave me pagën minimale.

“Kërkojmë harmonizim të pagave me protesta por nuk na marrin parasysh. Prandaj nga nesër dalim në rrugë çdo ditë dhe nëse deri në ora 12:00 nuk ndodh diçka, atëherë çdo ditë nga ora 16:00 deri në ora 17:00 do të protestohet”, tha Ralpovski.

Baby Boo