Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë


Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një qytetari.

Bëhet fjalë për Albert Laskun, i lindur në vitin 1976 në Pejë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Ferizaj dhe Gjakovё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: ALBERT (Pal) LASKU i lindur me 21.04.1976 nё PEJË”, thuhet në njoftim.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Blerja, posedimi, shpёrndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikёve, substancave psikotrope ose analoge” “ Rrezikim i trafikut publik”.

Baby Boo