Bekteshi: Po i shqyrtojmë të gjitha ankesat, secili do ketë përgjigje


Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se do të analizohen të gjitha ankesat e qytetarëve kurse ata që I kanë potësuar kushtet do t`i marrin paratë. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t`i shohin statuset e tyre për shkak se ndihma do të ndahet në bazë të kategorive. Afati për të gjithë qytetarët që duhet t`i marrin mjetet është shtyrë në afat të pacaktuar, që do të thotë i njëjti nuk përfundon më 25 dhjetor, ashtu siç ishte paralajmëruar.

“Sigurisht se do të meren parasysh të gjitha ankesat. Po shqyrtohen të gjithë ankesat. Ata drejtohen në institucionet e vecanta se prej nga vijnë. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nga kërkues pasiv janë paraqitur në kërkues aktiv. Dhe ata nuk kualifikohen në përfitimin e masave. Këto persona që kanë ndryshuar statusin nuk përfshihen në këtë masë.

Ministri Bekteshi iu bëri thirrje qytetarëve të cilat i kanë llogaritë e bllokuara, që të hapin të reja, për t`i shfrytëruar këto para. Afati për hapjen e llogarive të reja është deri të Premten – 25 Dhjetor”, theksoi Bekteshi. Sipas tij, të gjithë ato qytetarë që kanë informata se llogaritë e tyre aktuale janë të bllokuara deri ditën e premte mund të hapin llogari të reja.

Ai shtoi se sekretariati i qeverisë do tua dërdërgoj mjetet ku përmbaruesit nuk do të mund të mua marrën ato para. Ministri Bekteshi njoftoi se janë 500 milionë euro rezerva të dedikuara për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe varësisht nevojave dhe situatës, do të analizohen të gjithë faktorët dhe në konsultim edhe me Odat Ekonomike, do të merret vendimI për masa të tjera në të ardhmen. /KlanMacedonia

Baby Boo