Arsyet shkencore pse gratë shtojnë peshë pas martesës


Dasma ka mbaruar dhe ka ardhur koha që të vendoseni në shtëpinë tuaj të re, të vendosni rregulla të reja dhe të keni kontakt me një grup të ri njerëzish. Megjithëse shumica e nuseve përpiqen të arrijnë forma të shkëlqyera trupore për ditën e dasmës, janë të shumta edhe ato që e prishin këtë mund pas martesës.

Ky nuk është supozim apo stereotip, por është fakt i bazuar në statistika. Në SHBA, 60% e grave të intervistuara në një fokus grup kanë pohuar se kanë shtuar nga 5 deri në 10 kilogram në vitet e para të martesës.

Një hulumtim i ri mbështet pretendimet që burrat dhe gratë, por sidomos gratë, shtojnë peshë menjëherë pas martesës pikërisht për shkak të stilit të jetës.

Disa nga arsyet janë sqaruar më poshtë:

Jeni të lodhura dhe doni të relaksoheni

Përgatitjet për jetën e re nuk kanë qenë të lehta. Varësisht nga dallimet kulturore që kanë vende të ndryshme, gruaja mban barrën e mbarëvajtjes së procesit të dasmës deri në detajin e fundit. Meqë gratë posedojnë më shumë gjëra për t’i bartur, zhvendosen në një pikë tjetër të lodhjes. Kombinuar me stresin, kjo mund të jetë “goditje fatale” mbi linjat elegante.

Zakonet tuaja të ngrënies ndryshojnë

Gjëja e parë që marrin një çift i sapomartuar janë ftesat familjare në dreka dhe darka. Ndryshimi i kuzhinës dhe “turpi” që të refuzosh një darkë të shijshme dashamirëse bën që ushqimet e marra të shkaktojnë shtim peshe si pasojë e tepricës së kalorive. Edhe ndryshimi i mënyrës së të ngrënit ndikon. Nëse si vajzë e re keni përdorur peshkun, llogarite si është të jetosh me një burrë që e preferon shumë orizin apo pataten.

Baby Boo