Nëse deputeti/ja ka apartament më të vogël se 80m2, atëherë do të ketë të drejtë për të marrë apartament me qira


Ligjit aktual për deputetë parasheh që të zgjedhurit e popullit kanë të drejtë kompensimi për të marrë me qira apartament, ndërsa me vendimin dy vjet më parë është paraparë që të drejtë për kompensim të tillë të ketë deputeti i cili nuk ka në pronësi ose me qira apartament ose shtëpi me sipërfaqe prej të paktën 80 metra katrorë në Shkup.

Në analizën e antikorrupsionit reagohet se kjo rrethanë duhet të rregullohet më tej.

“Nuk është e qartë se si përcaktohet që një sipërfaqe më e vogël prej 80 m2 është kusht që deputeti të realizojë të drejtën për të marrë me qira apartament dhe a do të thotë kjo se nëse ka dy banesa deri në 75 m2, deputeti mund ta shfrytëzojë apartament me qira? Me vendim nuk është përcaktuar edhe e drejta për një sipërfaqen maksimale për ta marrë me qira, e varësisht nga fakti nëse deputeti jeton vetëm ose me familjen. Nga marrëveshjet për qira që na u dorëzuan është për të veçuar se për sipërfaqe të ndryshme paguhen shuma të njëjta. Nuk është bërë analizë për lokacionin”, thuhet në analizën Antikorrupsionit.

Prandaj në vazhdim ata propozojnë rregullim të mëtutjeshëm të kësaj çështjeje.

-Për të zvogëluar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve, përdorimin adekuat dhe të ligjshëm të fondeve buxhetore, parandalimin e abuzimeve, si dhe për të kryer në mënyrë më të efektshme funksionin e deputetit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit propozon rregullim të mëtutjeshëm të kësaj çështjeje në kuptim të:

Konsolidimi i rregulloreve të ligjeve dhe akteve nënligjore
Përcaktim të kritereve të sakta për shfrytëzim të të drejtave për kompensime për deputetët sipas të gjitha bazave.
Miratimi i një Metodologjie për të përcaktuar të drejtën dhe llojin e kompensimeve për deputetët sipas të gjitha bazave.
Gjithashtu theksohet nevoja për diferencimin e të drejtave të deputetëve nga të drejtat e personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar, për të cilët gjithashtu duhet të përcaktohen kritere të sakta për përdorimin e tyre, thonë nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Baby Boo