Rekorderja në kategorinë “qerpikët më të gjatë” flet për media (VIDEO)


Kinezja You Jianxia mban rekordin botëror për qerpikët më të gjatë që prej 28 qershorit të vitit 2016. Në atë kohë, ajo u vlerësua për qerpikët, gjatësia e të cilëve arriti në 12.4 cm. Por, qerpikët e saj vazhduan të rriten, dhe sërish u konfirmua se gjatësia e tyre arriti në 20.5 cm, gjë që e bën rekorderen botërore të kësaj kategorie. Qerpikët e saj janë të gjatë, por më të gjatë janë ata që ka në pjesën e syrit të majtë. You për media ka treguar se herën e parë kur ka kuptuar se qerpikët e saj po rriteshin ishte 2015.

Ata kanë vazhduar të rriten dhe kështu, ka vizituar mjekun. Por You ka thënë se as mjeku nuk e dinte se si ndodhte kjo, se ai nuk kishte sqarim për këtë. Megjithatë kjo i është dukur mahnitëse ka thënë You, sepse ishte diçka që nuk kishte dëgjuar më parë. You ka thënë se ka menduar rreth kësaj vazhdimisht, se pëse qerpikët e saj rriten, e një ditë i është kujtuar se vite më parë kishte kaluar 480 ditë në një mal.”Kështu, ajo ka menduar se mund të jenë dhuratë hyjnore, nga Buda. Megjithatë, pa marrë parasysh arsyen e kësaj, ajo beson se ata i japin një lloj fuqie, dhe se nuk i pengojnë aspak gjatë ditës.

You ka thënë se ka qerpikë natyral, dhe nuk ka nevojë të vë artificial, por as për makijazh sepse ata i japin bukuri. You ka thënë se qerpikët nuk e pengojnë aspak, në të kundërtën, i japin gëzim e fuqi. Ajo madje tani ka një dëshirë falë tyre. You dëshiron të bëhet kampione në radhë të personave me veçori të tilla, si në mesin e atyre që kanë flokë të gjata apo edhe thonj të gjatë.

Baby Boo