Nëse bashkohen, shqiptarët marrin më shumë komuna! Besa e BDI të gatshme për të bashkëpunuar, ASH-AAA me pikëpyetje


Lëvizja Besa po përgatitet që e vetme të dalë në zgjedhjet lokale, por dyert e bashkëpunimit me partitë shqiptare janë të hapura, sidomos për ato komuna që mund të drejtohen nga shqiptarët nëse partitë bashkohen, thotë kreu i Besës Bilall Kasami.

“Kemi komuna, siç është komuna e Bërvenicës, siç është Komuna e Butelit, Komuna e Çashkës, ku shqiptarët, në Komunën e Bërvenicës, do të mund ta ruajnë, apo edhe Komuna e Kërçovës, ku ne si Lëvizje Besa jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë me të gjitha partitë politike shqiptare që mos të vijë në pikëpyetje a do të udhëhiqet nga një shqiptar apo do të shohim mundësinë që për herë të parë një komunë të mund të udhëhiqet nga shqiptarë, është rasti i Komunës së Çashkës apo i Komunës së Butelit”, tha Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa.

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se janë të gatshëm për bashkëpunime të këtilla për unifikim të faktorit politik shqiptar.
“Për t’i faktorizuar shqiptarët dhe për ta bërë votën e tyre më të rëndësishme. Edhe në të kaluarën ka pasur bashkëpunime të këtilla, me listë të përbashkët të këshilltarëve në Manastir, Prespë, Gazi Babë dhe kjo edhe një herë për të satën herë më radhë konfirmon politikat dhe vizionin e drejtë të kryetarit Ali Ahmeti për të bashkëpunuar shqiptarët dhe për të mos u përçarë në më tepër parti politike”, deklaroi Arbër Ademi

Baby Boo