A keni dëshirë të jeni i lumtur duke fituar shumë para?


Pse është e rëndësishme të bëni një punë që e pëlqeni? Shumë njerëz aplikojnë për punë duke u bazuar te dëshira që të punësohen dhe të fitojnë para. Shumë të tjerë konsiderojnë të rëndësishme karrierën pa marrë parasysh nëse e pëlqejnë punën apo jo. Është e thjeshtë të rriteni në karrierë dhe të merrni titullin që dëshironi si dhe të ardhurat personale. Të rritesh në karrierë me një mentalitet të tillë shpesh rezulton në njerëz që janë me para por pa kohë, energji dhe hapësirë për një jetë personale dhe familjare.Kur jeni akoma të padiplomuar është e thjeshtë të mendoni se do të gjeni karrierën më të mirë për ju.

Njerëzit shpesh e bazojnë zgjedhjen e karrierës duke u bazuar në perspektivat që mund të kenë për punë në të ardhmen pa patur njohuri për punën në fjalë apo për rutinën e përditshme.Përpara se të shkojnë në universitet studentët duhet të marrin njohuri për punë të ndryshme dhe të shikojnë se ku janë të përfshirë. Pas diplomimit nuk ka asnjë turp që të provoni role të ndryshme në fusha të ndryshme për të vendosur se sa mirë përshtateni në karrierë. Dhe njerëzit më të suksesshëm nuk e kanë gjetur fushën e tyre të preferuar që në përpjekjen e parë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të sapo diplomuarit që ta ngulisin në mendje kur fillojnë karrierën e tyre.

Baby Boo