Nëntë orë bastisje në shtëpinë e Krasniqit, vazhdon aksioni


Janë bërë nëntë orë që kur ka filluar bas*tisja në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në 05:30 dhe po vazhdon ende.
Avokati i tij, Valon Hasani tashmë ka hyrë brenda shtëpisë së Krasniqit.

Ndërkaq, lidhur me bastisjet janë deklaruar gruaja e Krasniqit, Sevdije Krasniqi, Qeveria e Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luf*tës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate etj.
Një bastisje e tillë është quajtur e panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi.

Ndryshe, bastisjet në shtëpitë e Krasniqit i ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë.

Baby Boo