Nënshkruhet marrëveshja, trajtim i ri për shoferët maqedonas që pësojnë aksident në Gjermani

Shoferët e Maqedonisë në Gjermani në rast të një aksidenti me makinë do të jenë në gjendje të kompensojnë më shpejt dhe në mënyrë më efikase dëmin, me Marrëveshjen për Mbrojtjen e vizitorëve të nënshkruar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve e Republikës së Maqedonisë dhe Zyra Gjermane për kartonin e gjelbër, shkruan Press 24, përcjell Portalb.mk.

Baby Boo

Marrëveshja, e cila vlen edhe për shoferët gjermanë në rast aksidenti në Maqedoni, hyri në fuqi më 1 shtator. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë Kombëtare të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë, Trajçe Latinovski dhe Drejtori i Byrosë Gjermane për karton të gjelbër, Sandra Shvarc.

Marrëveshja parashikon që personi i dëmtuar, i cili ka pësuar dëme në territorin e vendit tjetër, me kthimin e tij në vendin e origjinës, të kontaktojë zyrën e tij kombëtare të sigurimit, e cila në bashkëpunim me zyrën e vendit ku ndodhi aksidenti do të mundësojë grumbullimin më të shpejtë të dokumente dhe informacione të nevojshme për sigurimin e të drejtave për kompensim.

Byroja Kombëtare e Sigurimeve thotë se Marrëveshja për Mbrojtjen e vizitorëve është projektuar për t’i siguruar vendeve jashtë BE-së mundësinë për të siguruar mbrojtje dhe asistencë shtesë për qytetarët që udhëtojnë me automjete në territorin e vendeve të tjera.

Marrëveshje të tilla Maqedonia ka nënshkruar edhe me zyrat kombëtare të Greqisë, Turqisë, Zvicrës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Luksemburgut, Serbisë, Kroacisë, Bullgarisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë.